“Trondit” opozitari Shehi: Ka 10-15 deputetë të PS-së që mbjellin drogë

E publikuar: 25/10/2017 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se janë 10-15 deputetë socialistë që merren me drogë.

Gjykoj që për këtë situatë sa i përket kësaj bote kriminale, do të ftoja edhe shumicën e socialistëve që janë të ndershëm.

Unë nuk mendoj se zt.Velaj (Fate Velaj i ftuar në studio) mbjell drogë, por janë nja 10-15 deputetë socialistë që pasa Zotin vetëm nuk e mbjellin kështu (veprimi në foto). Do ta shihni që do të dalin. Do t’i dëgjoni. Mos kujto se është ndonjë nder i madh”, tha Shehi.