Tritol dyqanit të këpucëve, shkak dyshohen konflikti për pronat

E publikuar: 29/09/2017 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të së premtes në qendër të qytetit verior të Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 01:40 në lagjen “Vasil Shanto”, tek ish “5 Herojtë” në derën e dyqanit të Abdyl Dërgutit ka patur një shpërthim me lëndë plasëse.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake rezulton se ishte vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi ka vetem dëme materiale.

Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Dyshimet paraprake janë se pronari i dyqanit ka konflikt për pronësinë e dyqanit me kusherinjtë e tij.