Treni godet veturën, lëndohet një person në Pejë

E publikuar: 27/03/2021 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Treni, i cili qarkullonte në linjën Fushë-Kosovë-Pejë, në fshatin Qyshk ka goditur një veturë, ku për pasojë mbeti i lënduar një person.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

E SPONSORUAR
Grumbullo të dhëna shpejt dhe lehtë përmes Pyper
KLIKO KËTU
Sipas tij, i lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, treni që qarkullonte linjën Fushë Kosovë-Pejë në fshatin Qyshk ka goditur një veturë. Me këtë rast një person ka marrë lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.