Treçereku i njerëzve duan të braktisin rrjetet sociale

E publikuar: 17/11/2016 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Të burgosurit” e rrjeteve sociale, më shumë se 3 përdorues në 4 dëshirojnë t’i braktisin, por në fund kanë frikën se mund të humbin kontaktet me miqtë dhe kujtimet dixhitale të fotove dhe videove të shpërndara me të tjerët.

Kaspersky Lab ka kryer një studim mes 5 mijë përdoruesve në 12 vende. Pjesa më e madhe e të intervistuarve, 78%, kanë menduar të braktisin rrjetet sociale, por që më pas kanë ndryshuar mendim. Ata që dëshirojnë të lënë Facebook, Twitter apo shërbimet e ngjashme, e konsiderojnë humbje kohe, dhe bëhet fjalë për 39 % të tyre. Ndërsa 30 % thonë se nuk dëshirojnë të monitorohen nga gjigantët e teknologjisë. Më të shqetësuar për privatësinë janë italianët dhe gjermanët.

Dëshira për të qëndruar në kontakt me të afërmit e miqtë ka qënë arsyeja kryesore e atyre që kanë ndërruar mendje, 62%. Ndërsa për 21% është frika se mund të humbin kujtimet online, fotot dhe jo vetëm. 18% thonë se nuk janë larguar pasi shpesh përdorin kredencialet e këtyre llogarive në rrjetet sociale për tu regjistruar në shërbime të tjera online.