Tre të vdekur nga një aksident i rëndë në Prishtinë (Foto)

E publikuar: 28/07/2017 01:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Prishtinë.

Sipas asaj që dihet deri tash, një veturë është rrokullisur dhe ka rënë nga ura që e lidh Prishtinën dhe Mitrovicën, njofton Indeksonline.

Akoma nuk dihet se sa persona janë të përfshirë në këtë aksident dhe detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Policia dhe autoambulanca janë në vendin e ngjarjes.