Tre ditë nga përfundimi i fushatës elektorale në Maqedoni

E publikuar: 11/10/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë dhe kandidatët e pavarur tre ditë nga përfundimi i fushatës elektorale në Maqedoni, kanë intensifikuar takimet dhe tubimet me zgjedhësit në të gjithë territorin e vendit.

Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim do të zhvillojë takim me qytetarët e Gostivarit, ndërsa Lëvizja “BESA” shkon në Saraj.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Dollnen, Krivogashtan dhe tubime në Krushevë dhe Prilep.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mire” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të ketë takime me qytetarët në Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë ndërsa tubime në Berovë dhe Dellçevë.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00