Trajnimi i komandove të FSK-së me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Mehaj: Bashkë gjithmonë jemi më të fortë

E publikuar: 12/09/2022 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar për një “javë tejet sfiduese trajnimi” të komandove të FSK-së me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Mehaj tha se po bëhen përgatitje intensive për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol”, që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një javë tejet sfiduese trajnimi e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intenzive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, shkroi Mehaj në Facebook.