Trajneri i SHBA-ve, Arena: Politikat e Trumpit po motivojnë kundërshtarët tanë

E publikuar: 07/09/2017 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump mund të jetë shkaktar që kombëtarja amerikane e futbollit mos të marrë pjesë në botërorin “Rusia 2018”.

Kështu së paku ka thënë trajneri i SHBA-ve, Bruce Arena pas barazimit të të besuarve të tij kundër Hondurasit.

“Disa deklarata dhe politika që bën Donald Trump godasin fort vendet e Amerikës Qendrore, pra edhe lojtarët e kombëtareve të tyre, të cilët kur luajnë më pas ndaj nesh japin 200 për qind”.

“Sidomos politika jonë e emigracionit ka një ndikim të fortë tek këto vende, e me gjasa ngjall edhe zemërim ndaj nesh. Kjo bën që kur përballen me ne në futboll, japin gjithmonë më shumë se maksimumi”, deklaroi Bruce Arena pas barazimit me Hondurasin.

Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Arena ndodhet në vendin e katërt të grupit, vend që i siguron vetëm “Play-Off”-in. /Telegrafi/