Trajkoviq: Me marrëveshjen për targa u mbyll qendra e regjistrimit në Rashkë

E publikuar: 24/11/2022 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dje në Bruksel u arrit marrëveshja për targat ilegale mes Kosovës e Serbisë.

Për këtë reagoi kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.

Ajo ka thënë se me këtë marrëveshje është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.

Trajkoviqi ndër të tjera ka thënë se më nuk do të ketë regjistrime KM, kurse ato ekzistueset do të ruhen derisa të skadojnë.

“Zyra për regjistrim dhe riregjistrim të automjeteve në Rashkë është mbyllur me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM ‘ruhen’ derisa të skadojnë”, shkroi ajo në Twitter.