Trajkoviq kërkon që serbët me pasaportat e Serbisë të mund të udhëtojnë pa viza

E publikuar: 29/08/2022 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rada Trajkovic

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka kërkuar që serbët të pajisjen me pasaporta të Serbisë në mënyrë që të mund të udhëtojnë pa viza.

Sipas saj kjo garantohet edhe sipas planit të Ahtisarit.

“E përsëris, serbët në Kosovë kanë të drejtën e dokumenteve të SRB-së sipas planit të Ahtisaarit, që është baza e Kushtetutës së KS. Ky nuk është lajm”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Ishte rishikimi i vendimit të mëparshëm të SRB-së (për të cilin, në të vërtetë, ju nuk jeni përgjegjës) se serbëve të KS-së nuk u jepen pasaporta të plota të SRB-së me Shengen të bardhë”, ka thënë ajo.

Çështja e dokumenteve ka bërë që Kosova dhe Serbia të bien në ujdi në marrëveshjen e 27 gushtit.