Tragjike në Tiranë! Nipi gjen pa jetë gjyshërit, njëri prej tyre dyshohet se është vetëvarur

E publikuar: 20/06/2022 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës” në Tiranë, ku nipi ka gjetur pa shenja jete dy gjyshërit.

Sipas policisë, M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç.

I moshuari është vetëvarur, ndërsa gruaja e tij është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch/