Tragjike: Del autopsia, Elena e vogël u godit nga e ëma 11 herë me thikë, nuk vdiq menjëherë

E publikuar: 19/06/2022 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Martina Patti e goditi 11 herë me thikë vajzën e saj 5-vjeçare Elena në Katania.

Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët mjeko-ligjorë pas kryerjes së autopsisë së vogëlushes, e cila u gjet e mbështjellë me një qese mbeturinash. Megjithatë, ajo që nuk është gjetur ende është arma e krimit, që pritet të jetë thikë kuzhine. Edhe pse mori një numër të madh goditjesh, 5-vjeçarja nuk ka humbur jetën menjëherë. Ajo gjeti vdekjen pasi një nga goditjet i preu enët e arteries subklaviane.

Tashmë është konfirmuar edhe ndalimi i të ëmës dhe është lëshuar një urdhër paraburgimi për vrasje me paramendim të shumëfishtë dhe fshehje të kufomës.Vajza u vra një orë pasi u mor nga kopshti.

Nga ekzaminimi i trupit rezulton se vdekja ka ndodhur një orë pas vaktit që kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13:00.

Megjithatë, do të duhen edhe disa ditë para se të dihet rezultati i plotë i autopsisë.Kujtojmë se Martina Patti dyshohet se i mori jetën të bijës e më pas e futi në një qese mbeturinash dhe e varrosi. Më pas jo lajmëroi policinë dhe u tregoi një skenar të sajuar rrëmbimi derisa më pas disa orësh marrjeje në pyetje rrëfeu gjithçka.

Ish-partneri i saj, babai i vajzës, ka deklaruar të premten se nuk beson se nëna e vajzës vuan nga ndonjë problem i shëndetit mendor, përkundrazi shton ai, çdo gjë duket se është përgatitur në detaje dhe gjakftohtësi.Motivet mbeten ende të paqarta.