Toni Kuka: Jemi të tronditur në Japoninë e largët me ngjarjen e ndodhur në Kroaci me bashkëatdhetarët tanë

E publikuar: 25/07/2021 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistët kosovarë po qëndrojnë në Tokio ku po mbahet edicioni i radhës i lojërave olimpike.

Distria Krasniqi ditë më parë solli gëzim kombëtar kur u stolis me medalje të artë por sot vendi u shokua nga aksidenti me autobus që ndodhi në Kroaci ku vdiqën 10 udhëtarë shqiptarë e u lënduan 44 të tjerë.

“Jemi tronditë thellë të gjithë ne në Japoninë e largët me ngjarjen e ndodhur në Kroaci me bashkatdhetarët tanë që ishin nisur drejt atdheut!”, shkruan Kuka në Facebook.

“Jemi me shpirt e zemër afër familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre!”

Kuka uroi që të lënduarit të rikuperohen dhe të kthehen sa më shpejtë te familjet e tyre.

“Me lutje për të gjithë të lënduarit e me shpresë që do ktheheni sa më shpejt në familjet e juaja”.