Tolaj: Situata epidemiologjike është nën kontroll, zgjedhjet mund të mbahen

13.09.2021 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tolaj: Situata epidemiologjike është nën kontroll, zgjedhjet mund të mbahen

Infektologu i njohur kosovar, Ilir Tolaj, është shprehur sot se situata epidemiologjike me Covid 19 është nën kontroll dhe zgjedhjet lokale mund të mbahen duke i respektuar masat parandaluese të pandemisë të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Kështu deklaroi Tolaj sot në Lajmet e orës 15 në televizionin publik.“Nuk ka nevojë kurrsesi që të shtyhen zgjedhjet, nëse të gjitha partitë politike pajtohen që fushata të shkurtohet dhe të mbahet në mënyrë virtuale, pa tubime të mëdha. Nuk ka pse të shtyhen zgjedhjet, po flas si profesionist shëndetësor.”, tha Tolaj.

Ai kritikoi kreun e IKSHPK-së për dhënien e vlerësimeve të ndikuara politikisht, për shkak të interesave të tij personale.“IKSHPK në fakt është institucioni që do të duhej ta kishte rolin vendimtar në menaxhimin e pandemisë, por ky institucion që nga fillimi i pandemisë deri tash ka qenë në shërbim të politikës.” , tha ai.

Tolaj theksoi se që nga fillimi i pandemisë asnjë qeveri nuk ka bërë diçka të jashtëzakonshme në menaxhimin e saj dhe se masat e caktuara gjithmonë janë marrë me vonesë e jo në kohën e duhur kur do të ishin efikase.“Kemi një lakore të rënies të numrit të rasteve të reja dhe nuk kemi nevojë për këtë ashpërsim të masave.

Kishte me qenë e arsyeshme sikur këto masa të merreshin që në fillim kur numri i rasteve ka qenë 1500, e jo tani kur numri po bie me 400 ose 200 raste të reja në ditë.”, tha Tolaj.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Në Serbi, Christopher Hill cilësohet si diplomat me “duar të fuqishme”

Në Serbi, Christopher Hill cilësohet si diplomat me “duar të fuqishme”

Bekim Haxhiu: Përjashtimi nga PDK-ja, nderi më i madh që mund të ma bëjnë

Bekim Haxhiu: Përjashtimi nga PDK-ja, nderi më i madh që mund të ma bëjnë

Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40%

Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40%

Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por u detyruan të kthehen prapa, nuk kishin test PCR

Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por u detyruan të kthehen prapa, nuk kishin test PCR

Kështu e arsyetoi sot Kurti mos-shkarkimin e Goran Rakiqit

Kështu e arsyetoi sot Kurti mos-shkarkimin e Goran Rakiqit

Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin

Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin

Punime në rrjet, këto vende nesër mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, këto vende nesër mbesin pa rrymë

Mos ia mësyni Kosovës me vetëm një dozë të vaksinës, MSH del me njoftim

Mos ia mësyni Kosovës me vetëm një dozë të vaksinës, MSH del me njoftim

Sekretari amerikan: Do të punojmë për forcimin e partneritetit me Serbinë

Sekretari amerikan: Do të punojmë për forcimin e partneritetit me Serbinë

Ministri Mehaj mbështetet fuqishëm nga autoritetet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Ministri Mehaj mbështetet fuqishëm nga autoritetet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht në Gjakovë

Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht në Gjakovë

KS i OKB-së mban nesër sesionin e rregullt për Kosovën

KS i OKB-së mban nesër sesionin e rregullt për Kosovën

Bie numri i të vaksinuarve, vetëm 7 mijë e 154 doza u dhanë

Bie numri i të vaksinuarve, vetëm 7 mijë e 154 doza u dhanë

Rasti i polices nga Gjilani që vrau familjarët e më pas veten, çka deklaroi në Gjykatë dëshmitari

Rasti i polices nga Gjilani që vrau familjarët e më pas veten, çka deklaroi në Gjykatë dëshmitari