Tjetër sukses i policisë: Konfiskohen 80 kg narkotikë, arrestohen 5 persona

E publikuar: 12/03/2017 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas kapjes se dy milionë eurove në bankënota false, Policia e Kosovës ka realizuar edhe një operacion me sukses, duke arritur të konfiskojë 80 kilogram narkotikë, njofton Klan Kosova.

Siç kanë njoftuar nga policia, substancat ilegale janë konfiskuar në qytetin e Gjakovës, ku edhe janë arrestuar pesë persona – dy kosovarë dhe tre serbë.

Lëndët narkotike ishin vetëm transit në Gjakovë, sepse ato po vinin nga Shqipëria dhe për destinacion final, siç besohet nga policia, kishin Serbinë.

Pos drogës, policia ka konfiskuar edhe dy veturat e kontrabanduesve.