Tjetër largim nga Barcelona?

E publikuar: 04/07/2020 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli po tregohet shumë aktiv në merkato edhe pse ende nuk ka zyrtarizuar goditjet e reja.

Drejtori sportiv, Guintoli synon të sistemojë krahët e mbrojtjes ku për anën e majtë pëlqehet Junior Firpo si pasuesi i Mario Rui.

23-vjeçari ndiqet edhe nga Interi por që Barcelona kërkon ta përfshijë në operacionin Lautaro ndërsa Napoli është gati të negociojë dhe ofron deri në 25 milionë euro.

Nga ana tjetër katalanasit pretendojnë 40 milionë por kanë nevojë për të shitur disa lojtarë dhe nuk përjashtohet një akord mes palëve./Express/