Tiranë, gjen vdekjen në aksident: “Ai pinte gjakun që i merrte frymën!” (VIDEO +18)

E publikuar: 13/11/2016 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E gjithë vëmendja e opinionit publik mbrëmjen e djeshme, ishte e përqëndruar në “Elbasan Arena” në ndeshjen Shqipëri-Izrael, por në të njëjtën kohë në kryeqytet ndodhi një aksident i rënë.

Mësohet se burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë. Sipas dëshmitarëve në ngjarje, janë njoftuar menjëherë si policia ashtu edhe ambulanca.

Por nëse blutë u gjenden menjëherë në vendin e ngjarjes, sipas dëshmitarëve ishte ambulanca ajo që u vonua rreth 50 minuta, vonesë kjo e cila ndikoi në dhënien me vonesë të ndihmës së parë.

Njëri prej qytetarëve, tregon edhe momentet e fundit të jetës së aksidentuarit, të cilat i ka xhiruar në një fragment edhe me celularin e tij.

“Këtu jemi në Laprakë. Ky person është rrëzuar nga motori. Nuk ka asnjë kontakt me njeri tjetër. Është rrëzuar vetë. Ky person ka më shumë se 30 minuta që është i shtrirë në tokë dhe ambulanca është njoftuar që kur ai është rrëzuar. Erdhi policia dhe ai e mori për herë të dytë ambulancën dhe mbas 20 minutash erdhi ambulanca. Njeriu ka ndenjur i shtrirë në tokë 50 minuta. E shikoni ç’bëhet në mes të Tiranës? Mos të vijë ambulanca. Ai nuk lëvizte fare dhe gjaku ishte duke e mbytur. Ai pinte gjakun që ia merrte frymën.”, – thotë qytetari, raporton JOQ.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që ndodh në Shqipëri, mund të thuhet se nëse ambulanca do të ishte treguar më e shpejtë në ndihmën e parë, viktima mund të ishte shpëtuar