Tifozët kundërshtarë: Kemi besim te Wenger

E publikuar: 01/05/2017 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenhami mposhti Arsenalin 2-0, duke thelluar edhe më tej krizën e rezultateve për skuadrën e Wenger.

Përderisa fushatat kundër trajnerit aktual të Arsenalit po vazhdojnë nga tifozët, ka prej atyre që e duan qëndrimin e francezit.

Bëhet fjalë për tifozët e skuadrave kundërshtare, ku në ndeshjen e djeshme, mbështetësit e Tottenham shpalosen mesazhe në favor të teknikut.

“Ne kemi besim te Arsene”, kishin shkruar tifozët e Tottenham në shenjë talljeje me Wengerin. /IndeksOnline/