“Ti mos m’u drejto, ti s’je gazetar por përhap gënjeshtra”, AGK-ja dënon sjelljen e kryetarit të Shtërpcës ndaj gazetarit të RTK2

E publikuar: 08/07/2022 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen e kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ndaj gazetarit të kanalit të dytë të RTK-së, Bojan Tomiq.

Sipas njoftimit, AGK-ja është njoftuar nga Tomiq se në ditën e djeshme, gjatë aksionit të policisë në Shtërpcë, ai ka pritur që të marrë një prononcim nga Jevtiq, por ka refuzuar duke e ofenduar.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e konsideron të papranueshme sjelljen e kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ndaj gazetarit të kanalit të dytë të transmetuesit publik, RTK2, Bojan Tomiq.

“’Ti mos m’u drejto. Të gjithëve mund t’ju jap deklarata, vetëm ty jo. Ti nuk je gazetar, ti përhap gënjeshtra dhe të pavërteta. Ti nuk je gazetar. Flas për të gjithë, por për ty jo’, citon Tomiq t’i ketë thënë kryetari Jevtiq”, thuhet në reagimin e AGK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, AGK-ja thotë se, sipas gazetarit të RTK2, arsyeja e sjelljes së Jevtiqit mund të lidhet me një kronikë të këtij televizioni për nivelin e ujit të pijshëm në Shtërpcë.