Thyhet zyra e OVL UÇK-së dega në Lipjan, vidhet shtëpiza e kompjuterit

E publikuar: 18/07/2022 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Zyra e OVL UÇK-së në komunën e Lipjanit, është thyer dhe nga aty iu është vjedhur shtëpiza e kompjuterit.

Këtë e bënë të ditur vet nga dega e kësaj zyre, ku përmes një reagimi thonë se persona të panjohur janë futur dhunshëm në këtë ambient, dhe për këtë vepër shprehin shqetësimin e tyre, përcjell Klankosova.tv.

”Të nderuar veteranë dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur erdha në zyrën e OVL- UÇK-së në Lipjan, kam gjetur derën e thyer nga keqbërësit e shoqërisë tonë”.

”Me këtë rast, ne veteranët e kësaj dege, shprehim indinjatën tonë dhe paknaqësinë më të thellë. Edhe kjo po ndodhka! Sipas kësaj po shihet që, numri i atyre që janë anti UÇK dhe antikombëtarë, po rritet mjerisht. Huliganët që kanë thyer derën dhe kanë hyrë dhunshëm ne zyrë, kanë marrë me vete shtëpizën e kompjuterit”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!