Thomas-Greenfield, Daçiqit: Marrëveshja e Ohrit, historike dhe ligjërisht e detyrueshme

E publikuar: 26/04/2023 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield, është takuar gjatë ditës së sotme në Nju Jork me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas zëdhënësit të Misionit të SHBA në Kombet e Bashkuara, Nate Evans, ambasadorja Thomas-Greenfield uroi Daçiqin “për marrëveshjen historike, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të arritur nga Serbia dhe Kosova”.

“Ambasadorja Thomas-Greenfield nënvizoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë të detyrimeve të të dyja palëve sipas marrëveshjes dhe ritheksoi përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën ndërsa ato ndjekin një marrëdhënie të parashikueshme dhe paqësore”, tha zëdhënësi Evans