Thirrje e Bozoviç-it për liderët kosovarë: Nëse nuk na mbroni, do të na vrasin si qentë

E publikuar: 17/01/2018 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-agjent i AKI-së Bojan Bozoviç ka ftuar institucionet e Kosovës që të bëjnë më shumë punë rreth sigurisë së qytetarëve serbë në veri të Kosovës.

Sipas Bezoviçt, tani është koha që Kosova të nis një luftë të re me kriminelët e veriut, luftë kjo të cilën ai është shprehur i bindur se do ta fitojë Kosova.

Ky ish-agjent i AKI-së ka kritikuar edhe Policinë e Kosovës, cila sipas tij po tregohet e paaftë për ruajtjen e sigurisë në atë pjesë.

“Çfarë jete qenka kjo në veri të Kosovës, kur njerëzit mund të vriten çdo ditë dhe policia nuk di asgjë?! Nëse policia është e paaftë, atëherë i bie që ne vetë t’i kapim armët dhe të kujdesemi për sigurinë tonë personale”, ka thënë ai.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Sonte kam vendosur t’i bëj disa pyetje udhëheqësve të këtij vendi

Jam i sigurt se pyetjet e mia do të transferohen nga media, sepse po kërkoj përgjigje reale

Jetoni në veri dhe e doni Kosovën dhe serbët rreth jush ju urrejnë sepse e doni Kosovën.Ata e dëgjojnë Begoradin dhe ju e mbështetni hapur Kosovën

A është e lehtë, çfarë mendoni

Zotërinj shqiptarë që keni luftuar dhe ju që do të luftoni për Kosovë nëse ka nevojë.

Është e natyrshme sepse kjo është shteti juaj.

Por qka është me ne qe nuk jemi shqiptarë dhe po luftojmë për Kosovën ashtu si ju.

Kriminelët do të na vrasin si qentë në mes të rrugës

ose shteti do të na mbrojë?

A meritojmë më shumë se ngushëlime apo vetem ngushëllime kur kriminelet me urdhër të Beogradit na vret.

Çfarë jete qenka kjo në veri të Kosovës, kur njerëzit mund të vriten çdo ditë dhe policia nuk di asgjë?! Nëse policia është e paaftë, atëherë i bie që ne vetë t’i kapim armët dhe të kujdesemi për sigurinë tonë personale.

Nuk e di se si do të fitohet besimi dhe zemrat e serbëve dhe minoriteteve të tjera për ta dashur dhe pranuar Kosovën si shtetin e tyre, kur shteti nuk i njeh ata si qytetarë të vetë, dhe nuk u ofron ama ASGJË?!

Mendoj se është koha për të filluar një luftë të re në Kosovë

Lufta e shtetit me kriminelët nga veriu.

Lufta në të cilën shteti do të fitojë.