Themelohet dega e AAK-së në Metz të Francës

E publikuar: 22/05/2017 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje në Metz të Francës është themeluar Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me qëllim të krijimit të një programi të mirëfilltë pune për të mbrojtur dhe ruajtur interesat e qytetarëve të Kosovës si brenda ashtu edhe jashtë territorit të saj.

Me këtë rast është zgjedhur kryetari i nëndegës u zgjodh Gentrit Grainca dhe anëtarët e kryesisë, për të cilët votuan anëtarët e AAK-së.

Pjesëmarrës në themelimin e nëndegës ishin edhe nënkryetari i Degës Strasburgut Hajrush Azemi dhe Sekretari, Kushtrim Nimanaj.

Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë detyruar që një grup i ekspertëve të fushave të ndryshme të bashkohen për të themeluar degën e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, në Metz të Francës. Kjo degë u themeluar me datë 21 maj 2017 dhe është duke punuar me menyrë intensive për të mobilizuar diasporen Kosovare, në përkrahje të kryetarit të AAK-së, Ramush Hardinaj për kryeministër të Kosovës, tha Hajrush Azemi, nënkryetari i nëndegës së AAK-Së në Metz të Francës.

Dega e AAK-së në Metz, njofton se është e hapur për të gjithë qytetarët duke mos lejuar të bëhen diskriminime në bazë të racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimeve politike apo të tjera.

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor