Thaçi viziton familjen Muqolli në Poklek që iu masakruan 40 anëtarë

E publikuar: 04/07/2020 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij në familjet e dëshmorëve. Ai pasditen e së shtunës ka qëndruar në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, të cilës gjatë luftës së fundit iu masakruan 40 anëtarë.

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm./kp/

Ky është postimi i tij i plotë:

Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm. HTH