Thaçi: Veteranët kurrë s’hoqën dorë nga ëndrra e lirisë

E publikuar: 30/12/2016 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, ndonëse ndodhet edhe sot në Turqi, ai nuk ka harruar t’i uroj veteranët për ditën e tyre.

“Kosova ka shumë ditë me rëndësi historike e simbolike, por sot është “Dita e Veteranit“, ditë e atyre që dhanë shumë për vendin.

Në themelet e lirisë sonë qëndron kontributi dhe sakrifica e shumë veteranëve të UÇK-së, që kurrë nuk hoqën dorë nga ëndrra e lirisë”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.