Thaçi: Si president jam i vendosur ta bëjmë Kosovën me ushtri

E publikuar: 18/02/2018 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një fjalë rasti para se të nis parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se është i vendosur që si president ta bëjë Kosovën me ushtri.

Thaçi ka thënë se FSK ka qenë e gatshme qysh para katër vitesh të bëhej ushtri, por që, sipas tij, politika e kishte një pjesë të fajit.

“Jemi bashkuar sot në këtë shesh për ta kremtuar dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Breza të tërë që flijuan gjithçka që ne të gjithë si qytetarë të këtij vendi ta bëjmë realitet shpalljen e Kosovës shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe pavarësisë ka qenë i vështir dhe me shumë mundime, por edhe heroik. Ne të gjithë jemi krenar me shtetin tonë. Herën e fundit kur kishim një parakalim të tillë, ishte para 4 vjetësh. Fatkeqësisht nuk ishim ne si politikë në gjendje t’i përcjellim në hapa FSK-në. Tani gjërat kanë ndryshuar. Si president jam i vendosur ta bëjmë Kosovën me ushtri. FSK janë dhe do të mbeten vlera më sublime e këtij vendi. Qoftë i bekuar shteti i Kosovës për jetë e mot”, ka thënë Thaçi./Lajmi.net/

 

 

 

 

28125957_1898528410158471_1497911418_o 28217166_1898528710158441_632167549_o 28217618_1898539460157366_1752538847_o 28275170_1992226880791478_647129407_o 28275452_1898534750157837_1878389662_o 28275469_1898536400157672_1139641081_o 28278765_1992230990791067_771971629_o 28278902_1898539170157395_1339199014_o