Thaçi, merr mbështetje nga diplomati britanik, Boris Johnson

E publikuar: 19/09/2017 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë të Bashkuar, Boris Johnson.

Kështu ka njoftuar i pari i shtetit nëpërmjet rrejteve sociale.

Sipas Thaçit, Johnson ka  konfirmuar  mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për konsolidimin e brendshëm të Kosovës, për perspektivën e saj integruese euro-atlantike, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton infosot.

Statusi plotë i tij në fb:

Pata kënaqësinë që takimet në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara t’i filloj me një takim me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

E falënderova Sekretarin Johnson për mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë takim të shkurtër, mora konfirmimin për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për konsolidimin e brendshëm të Kosovës, për perspektivën e saj integruese euro-atlantike, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari Johnson uroi për themelimin e institucioneve të vendit. HTH