Thaçi ia dorëzon ish-presidentit Sejdiu medaljen presidenciale

E publikuar: 22/02/2018 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me medaljen presidenciale ish –presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.

Presidenti Thaçi me këtë rast tha se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidentin Sejdiu për rolin dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij udhëheqës që ka pasur për procesin e Vjenës për bërjen e Kosovës shtet të pavarur.

Ndërsa ish presidenti Sejdiu tha se e çmon vendimin e presidentit Thaçi duke e vlerësuar si punë të përbashkët në një proces të rëndë që i ka parapri pikës kulmore.

Sejdiu tha se sado që është bërë punë e madhe, kanë mbetur edhe shumë punë për t’u bërë për Kosovën./rtklive/