Thaçi: E rëndësishme që në këtë pandemi të kujdesemi për punëtorët dhe mirëqenien e tyre

E publikuar: 01/05/2020 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për Ditën e Punëtorëve, ka thënë se konfirmojmë edhe një herë përkushtimin tonë për përmirësimin e pozitës së çdo punëtori në Kosovë.

Si presidenti, Thaçi ka thënë se mbështet kërkesat për kushte më të mira të punës dhe shqetësimin për zbatimin e legjislacionit që mbron të drejtat e tyre.

Sipas Thaçit, në këto rrethana të pandemisë, është e rëndësishme që shteti të kujdeset për mirëqenien e punëtorëve.

Postimi i plotë në Facebook i presidentit Thaçi:

Më 1 Maj jo vetëm që festojmë, por edhe konfirmojmë përkushtimin tonë për të punuar çdo ditë që ta përmirësojmë pozitën e çdo punëtori në Kosovë. Si President i Republikës së Kosovës i mbështes kërkesat për kushte më të mira të punës dhe ndaj shqetësimin e përbashkët me punëtorët për zbatimin në praktikë të legjislacionit që mbron të drejtat e tyre. Në rrethanat e pandemisë bëhet edhe më e rëndësishme që të kujdesemi për punëtorët dhe për mirëqenien e tyre, duke iu ndihmuar ta tejkalojnë këtë krizë me sa më pak pasoja dhe bashkërisht të vazhdojmë ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës.