Tensione në Senatin spanjoll: “Kombi bask ekziston! Nuk ekziston!

E publikuar: 27/10/2017 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Senatin spanjoll po vazhdon debati për konfirmimin zbatimit të nenit 155 të Kushtetutës me të cilin Madridi do ta merrte kontrollin ndaj Katalunjës.

Situata u tensionua shumë kur fjalën e mori senatori Jockin Bildarac, transmeton Koha.net

Gazeta spanjolle “el pais” njofton se Bildarac, i cili është zëdhënës i Partisë Kombëtare baske (PNV), ka thënë se “kombi bask ekziston”.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar senatorët e Partisë populloret të kryeministrit spanjoll Marian Rahoyi të cilët filluan të bërtisnin “Nuk ekziston!”, e atyre Bildarac ua kthente “Po, ekziston!”.

“Pais” shton se dueli verbal vazhdoi me parulla e duartrokitje.