Tenderi që iu dha kundërligjshëm kompanisë së ish kandidatit të AKR-së për kryetar të Prishtinës

E publikuar: 25/03/2018 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tenderi ‘Sigurimi fizik i objekteve të Komunës së Prishtinës’ iu dha kundërligjshëm nga Komuna e Prishtinë ish kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Vegim Gashi.
Zyra e prokurimit të Komunës së Prishtinës e ka kthyer në rivlerësim këtë tender, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit gjeti se u shkelje të kritereve që vetë komuna i vendosi.

Kompania e Vegim Gashit, “Komtel Project Engineering” SHPK doli fituese e tenderit për sigurimin fizik të objekteve të Komunës, para pakë ditëve, shkruan lajmi.net.

Në fakt ky tender është fituar nga grupi i kompanive “K.S.AS – SECURITY” SH.P.K; me pronarë Arbër Hasani dhe “Komtel Project Engineering” me pronarë Vegim Gashi. Vlera e tenderit ka qenë fiks 439.401,60 euro dhe është efektive prej datës në të cilën ajo hyn në fuqi për 12 muaj.

Organit Shqyrtues i Prokurimit e ka fshehur këtë vendim, nuk e ka publikuar në ueb-faqen e vetë, ashtu siç i publikon të gjitha vendimet.

Ankesë në OSHP, kundër njoftimit për dhënie të kontratës ka ushtruar kompania që ishte në garë  për atë tender, “Rojet e Nderit”. Ndërsa, “Gjykata e tenderëve” e aprovojë ankesën e kësaj kompanie duke konstatuar se Autoriteti kontraktues shkeli mbi dy kritere që i kishte vendosur vetë, kur e shpërblej me tender këtë konsorcium.

U gjete se kompanitë fituese nuk kanë dhënë dëshmi lidhur me kopjet e licencave për punëtorët e angazhuar (para njoftimit për dhënie të kontratës).

Sipas ueb-faqes së ARBK-së, kompania “K.S. AS – Security ” aktivitet primarë e ka ‘rendin dhe të sigurisë publike’. Ndërsa, një aktivitet të tillë të sigurimit publik, nuk e ka primar e as sekondarë kompania e Vegim Gashit.

Ndryshe, Vegim Gashi provoi që të marr drejtimin e Prishtinës në vitin 2009 si kandidatë i Aleancës Kosova e Re, por nuk ia doli pasi më i votuar se ai doli Isa Mustafa. Kandidaturën e dytë ia refuzoi Behxhet Pacollit në vitin 2013. /Lajmi.net/