Temperatura të larta edhe gjatë dy ditëve në vazhdim

E publikuar: 24/06/2021 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vapë.IHMK njofton se gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.