Të shtëna me armë në lagjen ‘Arbëria’, një i plagosur

E publikuar: 14/05/2018 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur rreth orës 10 në lagjen ‘Arbëria’ (ish- Dragodani) në Prishtinë.

Ka ndodhur në skaj të rrugës magjistrale në drejtim të Mitrovicës.

Burime nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se një person ka mbetur i plagosur ndërsa dy persona janë arrestuar si të dyshuar për këtë incident.

Policia ka konfiskuar edhe dy armë të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë incident.

Policia është në vend të ngjarjes.