Të shtëna me armë mes policisë në Shqipëri, një i plagosur

E publikuar: 23/05/2022 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punonjës policie ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.

Punonjësi i dëmtuar është dërguar në spital në gjendje të rëndë. C. S është futur në sallë, ndërsa autori është L. Z dhe ndodhet në komisariat.

Në vendngjarje janë dëgjuar gjashtë të shtëna. Konflikti ka nisur tek salla e mbledhjeve. Sipas informacioneve, i plagosuri është polic në prag pensioni.

Pas ngjarjes në Komisariatin nr.3, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mbërritur atje./Tch