Të shtëna me armë zjarri në mesnatë, breshëri plumbash drejt banesës së një gruaje

E publikuar: 06/10/2017 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës së mbrëmshme në Fushë-Arrëz.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt banesës së një gruaje gjatë natës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por pas ngjarjes gruaja me inicialet F.P ka njoftuar menjëherë policinë e Pukës.

Policia ka shkuar menjëherë në fshatin Fierzë, ku ndodhi ngjarja, raporton “News 24”, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.