Të rinjt e “Down Syndrom Kosova” kryejnë praktikën në ASK

E publikuar: 30/04/2018 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra “ Dovn Syndrom Kosova” dhe “American School of Kosova” janë dakorduar që të rinjtë e kësaj qendre ta kryejnë punën praktike dhe të marrin pjesë në veprimtarinë dhe aktivitetet që i organizon kjo shkollë. Zyrtarët e shkollës amerikane thonë se ky bashkëpunim, i filluar kohë me parë, do të vazhdojë edhe me projekte të tjera.

Të rinjve nga Qendra “Dovn Syndrom Kosova” u është dhënë mundësia ta kryejnë punën praktike në shkollën fillore “American School of Kosova”. Njëri ndër ta është Agron Bilalli, i cili është i lumtur që i është dhënë kjo mundësi dhe beson se do të përfitojë shumë nga kjo punë një mujore.

“ Jam Agron Bilalli, gjatë kësaj periudhe kam mësuar exelin dhe Wordin. Oferta që më ka ardhur nga shkolla amerikane e pranova me dëshirë, besoj që do të mësoj shumë, dhe jam shumë i lumtur.”

Ndërkaq, mësuesja e ciklit të ulët në “American School of Kosova”, Ujkane Hana Beshiri, theksoi se kjo qendër është ndihmuar edhe më herët, ndërsa projekti i fundit ka për qëllim që të përfshihen sa më shumë fëmijë të kësaj qendre për të kryer punë praktike.

“ Është projekti i fundit që e kemi filluar. Janë dhënë mundësitë për të bërë pune praktike në shkollën tonë, në këtë rast do ta kemi Agronin që do të jetë në shkollën tone dhe do të kryejë punë praktike për një muaj. Kështu që, ne si shkollë kemi shfaqur interesim që sa më shumë t’i përfshijmë fëmijët në shkollë për të kryer aktivitete të ndryshme.”

Beshiri po ashtu, tha se projekte të tilla do të vazhdojnë të organizohen edhe me tutje, në mënyrë që sa më shumë fëmijë me dovn sindrom të kenë mundësi të përfitojnë njohuri në të gjitha fushat./RTK/