Të premtën në Prishtinë: Marsh për “solidarizimin me popullin palestinez”

E publikuar: 12/05/2021 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë është planifikuar të organizohet një marsh, për siç thuhet solidarizim me popullin palestinez në Jerusalem.Në njoftimin që është bërë në Facebook, bëhet e ditur se marshi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar prej orës 12:00.

Aktivitetin të cilin po e organizon Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se ka për qëllimin sokidarizimin me popullin palestinez i cili është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit.

“Aktualisht populli palestinez në Jerusalemin lindor është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit.

Si pasojë e sulmeve dhe dhunës së përdorur nga autoritetet israelite vetëm përgjatë kësaj jave janë vrarë gjithësej 24 palestinezë, përfshirë këtu 9 fëmijë, duke lënë edhe qindra të lënduar.

Përveç kësaj, dhuna sistematike është duke eskaluar edhe me dëbime dhe uzurpime të shtëpive të palestinezve në Jerusalem”.“Shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli fashist është cënim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo, andaj dhe duhet kundërshtuar në mënyrë universale nga të gjitha/ë ne.

Andaj, ne do të ngrihemi kundër padrejtësive dhe dhunës shtetërore, kudo qoftë ajo.

Në solidaritet me popullin palestinez dhe rezistencën e tyre”.“Marshi mbahet të premtën në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 12:00.

Marshueset/it duhet të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin social gjatë marshimit”, thekson njoftimi.