Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat

E publikuar: 20/04/2021 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj mbledhje para mediave është deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se në këtë mbledhje u morën një mori vendimesh ndër to edhe se të hënën do të ketë seancë të rregullt të Kuvendit të Kosovës, në të cilën përfshihet edhe kërkesa për debat të Grupit Parlamentar të PDK-së, lidhur me gjendjen e pandemisë COVID-19.
Për të tjera pika ka pasur vazhdimësi të trajtimit të temave nga mbledhje te kaluara, që ka të bëjë me delegacionet e kuvendit në organizata ndërkombëtare, propozime për formimin e grupeve të miqësisë dhe kërkesa të cilat janë dorëzuar në administratë në raport me akomodimin e Grupeve Parlamentare”, tha Kusari-Lila, shkruan lajmi.net.

Tutje ajo theksoi se seanca mbahet ditën e hënë me fillim nga ora 10:00.