Të enjten seanca e radhës, Gashi: Pritet shkarkimi i Bordit të ZRRE-së nga Komisioni përkatës

E publikuar: 23/05/2022 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten, më datë 25 maj, raporton Ekonomia Online.Ai ka thënë se pos pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara, Gashi tha se në Komisionet Parlamentare po diskutohet mundësia e shkarkimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Nëse kjo nuk ndodh, Gashi ka thënë se do të gjinden mënyra tjera për shkarkimin e këtij Bordi.“Po presim që sot komisioni përkatës që besoj që është në mbledhje në marr vendim dhe të rekomandoj kuvendit shkarkimin e këtij bordi”, tha Gashi.