A do të dënohet edhe Ronaldo si Messi? Kjo është shuma milionëshe që ai e ka fshehur

E publikuar: 25/05/2017 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk i ka paguar plot 8 milionë euro tatim nga të hyrat e fituara prej të drejtave të imazhit.
Sipas radios spanjolle “Cdena Ser”, hetuesit në rastin e Ronaldos kanë thënë se portugezi ka dështuar t’i paguajë tetë milionë euro nga të hyrat e fituara prej të drejtave të imazhit nga viti 2011 deri më 2014, përcjell Express.

Rezultatet e hetimit ndaj Ronaldos tani janë në duart e prokurorëve në Madrid, të cilët duhet të vendosin se a do të veprojnë apo jo kundër lojtarit.

Por, hetuesit janë të ndarë rreth asaj se si të veprohet.

Hetuesit e përfshirë në përpilimin e raportit të hetimit ndaj Ronaldos nuk janë pajtuar nëse duhet nisur apo jo procedura kriminale kundër lojtarit [për mashtrim të dyshuar tatimor], apo nëse thjesht procedurat administrative do të ishin më të përshtatshme.

Kujtojmë se dje Gjykata Supreme e Spanjës e mbajti në fuqi dënimin me 21 muaj burgim me kusht për Leo Messin. Messi u dënua vitin e kaluar për mashtrim tatimor.