A do të arrestohet Frashër Krasniqi? [Video]

E publikuar: 29/09/2017 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës është deklaruar pas rrahjes së dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, atij të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqit dhe atij të Nismës, Milaim Zeka gjatë një emisioni televiz.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për ‘Indeksonline’ se PK-ja i posedon të gjitha informacionet me pamjet e publikuara lidhur me këtë rrahje.

Po ashtu Kelani ka treguar se do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme ligjore.

“Policia e Kosovës i posedon të gjitha informacionet dhe pamjet e publikuara lidhur me ngjarjen/incidentin e ndodhur në studion televizive të Klan Kosovës, dhe për këtë në konsultim me prokurorin kompetent, menjëher do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Me respekt Zimp”, ka thënë Kelani.