Tayna zgjedh të bëhet ‘Helen of Troy’, mahnit me dukjen

E publikuar: 31/10/2020 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rep-artistja shqiptare, Tayna, është ndër më të pëlqyerat nga audienca e gjerë.

Sikurse edhe shumica e kolegëve të saj, edhe bukuroshja brune ka vendosur që të zgjedh një personazh për festën e ‘Halloween’.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka nda disa imazhe atraktive, ndërsa bëri të ditur se është bërë sikurse Helena e Trojës.

Përmes fustanit të bardh ajo theksoi edhe linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Po ashtu, për makijazh ajo ka shkuar me nuanca më të mbyllura, kur në flokë kishe vendosur disa aksesorë prej ari.

Derisa po mahnit 1.5 milion ndjekësit e saj, “Qe Qe” vazhdon të jetë projekti i fundit nga artistja.