Tash e tri ditë nuk është në shtëpi, babai e raporton të zhdukur vajzën

E publikuar: 14/06/2021 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër statistikë është shënuar në raportet e policisë për personat e zhdukur.

Më datë 10 qershor një vajzë doli nga dhe nuk u kthye më. Babai i saj vendosi që të kërkonte ndihmën e policisë.

“Ankuesi mashkull kosovar me 13.06.2021 ka raportuar se vajza e tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës, pa u dhënë detaje tjera.