“Taksa e Edi Ramës”: Kosovarët zgjedhin Maqedoninë, të tjerët bllokohen në Morinë

E publikuar: 31/03/2018 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me mijëra automjete nga Kosova tentuan të vinin sot në bregdetin shqiptar për fundjavë, por që në kufi ata hasën pengesa me vonesat nga policia shqiptare. Ata që kaluan u bllokuan nga protesta. Ndërsa një pjesë e madhe ju drejtuan kufirit me Maqedoninë. 
Moti i mirë bëri që një numër i lartë qytetarësh nga Kosova t’i drejtohen serish Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, ku fluksi i qarkullimit ishte i ndjeshëm paraditen e të shtunës.

Por autoritetet e Shqipërisë në pikën e kalimit ngadalësuan shumë procesin, duke bërë që radha e automjeteve në pjesën kosovare të kufirit të shkonte në disa kilometra.

Nuk ishin të paktë megjithatë edhe qytetarët kosovarë që zgjodhën të ndryshojnë drejtim e të shkojnë drejt Maqedonisë. Radhe te gjata automjetesh u krijuan mëngjesin e se shtunës ne piken kufitare të Hanit të Elezit, siç e tregojnë dhe fotot e publikuara nga disa media në Kosovë, të cilat e përshkruajnë këtë veprim si një lloj ndëshkimi simbolik ndaj Shqipërisë dhe taksës së vendosur në Rrugën e Kombit.

Autoveturat nuk ishin të vetmet që mësynë këtë pike kalimi; Hanit të Elezit iu drejtuan edhe gati 20 autobusë të linjës për Shqipëri. Kosovarët, të cilët e përdorin më së shumti këtë rrugë krahas banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, e shohin si diskriminuese tarifën e 5 eurove për çdo kalim tek automjetet e vogla, 11 për autobusët e kamionçinat dhe 22,5 për kamionët e rëndë. /TCH/