Takohen Osmani e Kurti, koordinohen për datën e zgjedhjeve lokale

E publikuar: 02/06/2021 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kreun e Qeverisë, njëherit kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, për tu konsultuar për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, raporton Ekonomia Online.

Takimin me Osmanin e kanë konfirmuar edhe nga LDK-ja dhe AAK-ja.Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit.