Takohen koordinatorët e prokurorive për veprat penale kundër integritetit seksual

E publikuar: 26/09/2022 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bahri Hyseni, koordinatori përgjegjës për veprat penale kundër integritetit seksual ka mbajtur një takim me koordinatorët e prokurorive.

Temë e diskutimit në takim ishte koordinimi i punës për trajtimin sa me efikas në të gjitha fazat e procedurës penale nëpër prokuroritë e vendit të veprave penale kundër integritetit seksual, ishte në fokus të diskutimeve të koordinatorëve.

“Me këtë rast janë prezantuar edhe raportet nga ana e të gjithë koordinatorëve të prokurorive, raporte këto, që kanë të bëjnë me lëndët për vitin 2021 dhe nëntëmujorin e vitit 2022” – njofton Prokuroria e Shtetit.

Në përmbyllje të takimit është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, mbrojtësit e viktimave dhe qendrat për punë sociale, me qëllim të zbulimit të këtyre rasteve.