Takohen dy presidentët shqiptarë, Osmani e pret Metën

E publikuar: 25/11/2021 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim homologun e saj shqiptar, Ilir Meta, raporton Ekonomia Online.

Meta po qëndron për vizitë dy ditore në Kosovë me ç’rast është takuar me krerë institucionesh e partish.Fillimisht është pritur nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ai i Kuvendit Glauk Konjufca.

Më pas ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi e kryeministrin Albin Kurti.