Takimi në Ohër, Borrell: Mundësi e mirë për Serbinë dhe Kosovën që të ecin drejt rrugës së BE-së

E publikuar: 17/03/2023 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
European Union foreign policy chief Josep Borrell discussed a new EU sanctions programme on Monday, but declined to say whether it would be used against any Chinese officials. Photo: AP

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur në lidhje me takimin e nesërm të Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Borrell në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevan Pendarovskin, ka thënë se Kosova dhe Serbia tashmë kanë dhënë komentet e tyre në lidhje me aneksin e propozimit evropian, teksa shtoi se tre javë më parë, Kurti dhe Vuçiq u dakorduan në lidhje me marrëveshjen, njofton Klankosova.tv.

“Në këtë kontekst biseduam për takimin e nivelit të lartë Beograd –Prishtinë që do të mbahet nesër në Ohër. Dua të falënderoj Maqedoninë e Veriut, për mbështetjen e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Shpresoj se pamja e mirë e Ohrit do të krijoj atmsferë të mirë për të arritur një marrëveshje. Dua t’iu rikujtojë se ku jemi dhe ku duam të jemi. Tre javë më parë në Bruksel kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u dakorduan për propozimin e BE-së, një propozim në tavolinë me një mbështetje të fortë nga Franca Italia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata u pajtuan se ky propozim do të jetë më i mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Marrëveshja është e mirë e rruga për zbatimin e saj edhe më e mirë. Ata u pajtuan gjithashtu se do të takohen prapë së shpejti për implementimin e aneksit”, ka thënë Borrell, njofton Klankosova.tv.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tregoi se ka pasë një numër të lartë të marrëveshjeve që nuk janë implementuar më parë nga Kosova dhe Serbia.

“Ky takim që u pajtuam do të jetë nesër në Ohër, çka duhet të bëhet, kur dhe si, kemi një vargë marrëveshjesh që nuk janë implentuar asnjëherë. Ne duhet të dakordohemi kur dhe si ta implementojmë. Që nga takimi i fundit në Bruksel, I dërguari special i BE-së Miroslav Lajçak ka qenë duke udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd. Dy anët kanë dhënë komente për implemtimin e aneksit dhe ne do të diskutojmë nesër. Shpresoj se Kosova dhe Serbia do të jenë në gjendje të arrijnë marrrëveshje në rezultatin përfundimtar. Implementimi i aneksit do të jetë pjesë inegrale e marrëveshjes finale”, shtoi ai.

Borrell përmendi se kjo do të jetë një mundësi e mirë për Serbinë dhe Kosovën që të ecin drejt rrugës së BE-së.

“Kjo do të jetë një mundësi unike e Serbisë dhe Kosovës që të ecin përpara. Këto mundësi duhen të shfrytëzohen dhe të mos humben. Sot, Sytë e Bashkimit Evropian dhe njerëzit e Ballkanit Perëndimor janë duke shikuar nga Ohri, shpresoj se do të jemi të sukseshëm”.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30. Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE.