Takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, theksohet rëndësia e dialogut Kosovë – Serbi

E publikuar: 11/05/2021 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë pas dy vjetësh Ballkani Perëndimor ishte të hënën, 10.05.2021, në agjendën e Këshillimit të BE-së për Çështje të Jashtme.
Për të ngarkuarin e Lartë të BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, dhe shumë kolegë të tij nga vendet anëtare, kritikat ndaj këtij fakti janë të drejta: sepse “Ballkani Perëndimor është një rajon kyç me rëndësi gjeostrategjike në Evropë dhe për Evropën”, argumentoi politikani 74-vjeçar në konferencën e shtypit në Bruksel. “Nuk do të presim më dy vjet, madje as dy muaj derisa ta rikthejmë Ballkanin Perëndimor në agjendën e BE-së”, premtoi ai.