Takimi i 2 majit me Vuçiqin, pjesë e diskutimeve në takimin Kurti-Abbott

E publikuar: 27/04/2023 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott me të cilën diskutuan diskutuan për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit tonë aty.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Abbott dhe Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë arritje. Mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore me 23 prill dhe takimin i radhës i nivelit të lartë politik në Bruksel me 2 maj, ishin po ashtu tema të bisedës. U theksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat kaluan pa incidente, por në anën tjetër edhe shqetësimi për kërcënimet, frikësimet dhe presionet që çuan në pjesëmarrje të ulët”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Bëhet e ditur se sa i përket pritjeve nga takimi i javës së ardhshme në Bruksel, ai tha se pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara.